Aktualitet

Rikthehet frika në Durrës, konfirmohet i prekur me COVID-19 një punonjës i OSHEE

24 Qershor 2020, 13:42 Nga DOSJA
Rikthehet frika në Durrës, konfirmohet i prekur me COVID-19 një

DURRËS- Detaje të reja janë mësuar rreth të prekurve me COVID-19 të konfirmuar në 24 orët e fundit. Dosja.al mëson se  një prej të prekurve në Durrës është punonjës i OSHEE, duke rikthyer edhe njëherë frikën në këtë qytet.

Nuk dihet ende se çfarë roli ka pacienti në OSHEE, në çfarë sektori punon, por pas konfirmimit ka nisur hetimi epidemiologjik.  

Ekziston frika se punonjësi mund të ketë infektuar kolegët në punë apo edhe klientë të ndryshëm, të cilët kanë shkuar në zyrat e OSHEE për të kryer shërbime të ndryshme.

Ditën e sotme është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 67 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar në 17 qytete, ku numri më i madh i të infektuarve është në Krujë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy pacientë tek Infektivi, një 34-vjeçare dhe një 90-vjeçar. Sakaq në spitalin po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive. Akualisht janë 850 persona aktivë, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rastet e reja me covid në durrës koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rastet e reja me covid në durrës

Sondazh

Poll