Aktualitet

ISHP këshillon qytetarët: Ja mënyra e vetme për të ndaluar përhapjen e COVID-19

24 Qershor 2020, 15:05 Nga DOSJA
ISHP këshillon qytetarët: Ja mënyra e vetme për të

TIRANË- Institut i Shëndetit Publik ka këshilluar sot qytetarët që të zbatojnë rregullat kundër COVID-19. Një një postim në mediat sociale, ISHP shkruan se mënyra e vetme për të ndaluar përhapjen e infeksionit është ruajtja e distancës të paktën 1 metër nga njëri-tjetri.

Po ashtu këshillohet dhe mbajta e maskës kudo ku mbajtja e distancës fizike nuk është e mundur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara

“Parandaloni përhapjen e COVID-19 ? ?E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej të paktën 1 metër nga njëri tjetri, duke u kujdesur për higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku mbajtja e distancës fizike nuk është e mundur,? bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara. ▪Çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet”, shkruhet në njoftim.

Këto këshilla vijnë në një kohë kur numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit është rritur sërish duke shkuar në 67. Po ashtu sot ka pasur dhe dy humbje jete dhe nurmi i përgjithshëm i viktimave është 48.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet instituti i shëndetit publik koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 instituti i shëndetit publik koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 13:54

ZVICËR– Ende ka ende shumë dilema sa i përket arsyes së vrasjes, por të afërm të të arrestuarit  janë shprehur se ai mund të ketë vepruar për vetembrojtje,...