Pas Malit të Zi, edhe Sllovenia fut Shqipërinë në listën e kuqe për shkak të COVID-it: 14 ditë karantinë për ata që d
24 Qershor 2020, 16:13Nga DOSJA
SHQIPËRI- Sllovenia ditën e sotme ka futur në listën e kuqe Shqipërinë e Portugalinë për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus. Kështu që personat që udhëtojnë nga Shqipëria dhe Portugalia drejtë Sllovenisë do të futen në karantinë për 14 ditë.
Këtë e ka bërë të ditur Zëdhënësi i qeverisë sllovene Jelko Kacin i cili ka thënë se Mali i Zi dhe Luksemburgu do të hiqen nga lista e vendeve të kuqe duke hequr kështu edhe karantinimin pas mbërritjes në vend.
“Këshillojmë fuqimisht shmangien e çdo udhëtimi në vendet me listës së kuqe“.- ka thënë ai duke shtuar se ky vendim do të hyjë në fuqi që ditën e nesërme.
Sllovenët theksojnë se në listën e kuqe përfshihen vendet që regjistrojnë më shumë se 40 infeksione të reja ditore për 100,000 banorë në dy javët e fundit.
Kujtojmë se disa ditë më parë edhe Mali i Zi mbylli kufirin me Shqipërinë për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me COVID në vendin tonë. Në Shqipëri në 9 ditët e fundit janë shënuar 13 viktima duke e çuar në 48 totalin e tyre sakaqë numri I të infektuarve ka shkuar në 2114 pacientë prej të cilëve 850 janë raste aktive .
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku thuhet se në vitin 2019 Shtetet e Bashkuara arrit...
ITALI– Policia italiane ka arrestuar 24 persona, të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje, transport të armëve dhe municioneve, trafik droge, vjedhje dhe prodh...
TIRANË- Institut i Shëndetit Publik ka këshilluar sot qytetarët që të zbatojnë rregullat kundër COVID-19. Një një postim në mediat sociale, ISHP shkruan se...
KURBIN- Klaudio Perkola, 21 vjeç, njëri prej atentatorëve të 30 majit rezulton se është djali i një efektivi policie. Burime për Dosja.al bëjnë me dije s...
FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një furgon është përplasur me një veturë. Si pasojë e përplasjes mësohet se janë plagosur dy persona.Sipas...
Aktualitet24 Qershor 2020, 13:54
ZVICËR– Ende ka ende shumë dilema sa i përket arsyes së vrasjes, por të afërm të të arrestuarit janë shprehur se ai mund të ketë vepruar për vetembrojtje,...
DURRËS- Detaje të reja janë mësuar rreth të prekurve me COVID-19 të konfirmuar në 24 orët e fundit. Dosja.al mëson se një prej të prekurve në Durrës është...