E BUJSHME/ Një nga atentatorët e Laçit është djali i policit të FNSH-së, roli i Klaudio Perkolës në ekzekutimin e dy bi
24 Qershor 2020, 14:26Nga DOSJA
KURBIN- Klaudio Perkola, 21 vjeç, njëri prej atentatorëve të 30 majit rezulton se është djali i një efektivi policie. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Perkola është djali i A. Perkolës, punonjës policie tek Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. I biri ndodhet në arrati prej ditësh tashmë, ndërkohë që është ende e paqartë sesi nuk ka mundur policia të shkojë tek i riu, kur vetë i ati është pjesë e uniformave blu.
Klaudio Perkola është një prej 4 autorëve të atentatit në Laç, ku bashkë me Eduart Lamajn,(i arrestuar tashmë), Ilir Xhepaj,(Lika), Elson (Oltion) Alija (Vlashi), akuzohen se kanë bashkëpunuar në vrasjen e biznesmenëve Bujar Lika e Paulin Gjergji.
Deri tani mësohet se në ngjarje rol kryesor ka pasur Lamaj, i cili sot është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. Ai u arrestua dje në mëngjes, 3 javë pas ngjarjes në hotel A&A. 30-vjeçari nga Sanxhaku i Kurbinit, është i skeduar për një sërë ngjarjesh dhe ka ndërruar dy herë emrin, nga Andri Lamaj në Leandro Simoni, e përfundimisht në Eduart Lamaj.
Dosja.al ka mësuar se objektiv i atentatit ishin të dy biznesmenët, ndërsa Lamaj ka pranuar autorësinë duke mohuar planifikimin e vrasjes. Ai thotë se kishte shkuar për të shkatërruar biznesin e pronarit të hotelit pasi i kishte para borxh, dhe pasi pa që viktimat kishin armë, qëlloi për t’u mbrojtur. Në fakt, në kamerat e sigurisë shihet se autori Lamaj është i pari që qëllon viktimat.
Pas atentatit, Lamaj, u fsheh tek shtëpia e motrës për 25 ditë, ndërsa si autor njihej Kreshnik Tushe, 21 vjeç. Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi donin ta identifikonin si fajtor. Autori i vërtetë u fsheh tek motra në Tiranë, ndërsa ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Aty edhe do të operohej nga mjekët Besim Lame dhe Viktor Marku, të cilët janë arrestuar për moskallëzim krimi. Në kërkim janë shpallur gjithashtu edhe 3 bashkëpunëtorët e Lamajt, të fiksuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.
(F.G. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një furgon është përplasur me një veturë. Si pasojë e përplasjes mësohet se janë plagosur dy persona.Sipas...
Aktualitet24 Qershor 2020, 13:54
ZVICËR– Ende ka ende shumë dilema sa i përket arsyes së vrasjes, por të afërm të të arrestuarit janë shprehur se ai mund të ketë vepruar për vetembrojtje,...
DURRËS- Detaje të reja janë mësuar rreth të prekurve me COVID-19 të konfirmuar në 24 orët e fundit. Dosja.al mëson se një prej të prekurve në Durrës është...
TIRANË- 315 studentë të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, kanë gati një vit pa diploma (pa karton), pasi mbyllën ciklin master 2017-2019....
TIRANË -Numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë është rritur. Mësohet se një i moshuar 90 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, duke e &...
TEPELENË– Aktivisti i njohur shqiptar, Abdullah Diku përmes disa fotove që ka publikuar ditën e sotme në faqen e tij në Facebook, ka zbuluar sferat e gurta...
TIRANW-Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona gjatë 24 orëve të fundit. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale si kultivi i bimës narkotike, përndjek...
TIRANË- Disa orë pas vjedhjes në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugore, institucioni ka dhënë më shumë informacion për ngjarjen në fjal...