Aktualitet

24 Qershor 2020, 13:54 Nga DOSJA

ZVICËR– Ende ka ende shumë dilema sa i përket arsyes së vrasjes, por të afërm të të arrestuarit  janë shprehur se ai mund të ketë vepruar për vetembrojtje, ndërkohë që burime të tjera shkruajnë se gruaja e ndjerë, kishte pasur një konflikt me vjehrrit, pasi kishte marrë vesh planin e burrit të saj për divorc.

Ky është një ndër motivet që e japin si shkak edhe mediat zvicerane që shkruajnë për ngjarjen e rëndë të shqiptarëve të Kosovës në Zvicër. Djali i 56-vjeçarit kishte marrë fshehurazi një avokat për të bërë divorcin, kanë treguar  anëtarë të familjes së tij.

Në  kohën kur nusja ka kuptuar planin e bashkëshortit, mësohet se ajo ka shkuar te vjehrra me djalin e saj dhe mund ta ketë fajësuar për problemet e saj martesore, veprim ky që dyshohet të jetë bërë shkak i ngjarjes tragjike.

Në mediat e huaja shkruhet se martesa e pafat e Adelinës dhe 27-vjeçarit Enes T. përfundoi të shtunën me vdekjen e nënës së re. Zëdhënës i zyrës së prokurorit publik të Baselland, thotë se autori i dyshuar tani është ne paraburgim. Dy mikeshat e viktimës, te pyetura për ngjarjen  kanë trgeguar disa detaje.

Albana, shoqja e Adelinës shprehet vetëm me fjalë pozitive për të ndjerën.

 “Ajo ishte e mirë dhe e denjë për të gjithë, punoi shumë. Por burri i saj ishte shumë, shumë xheloz. Unë mendoj se ajo duhej të ndryshonte punë për shkak të kësaj. Ajo nuk ndihej mirë në këtë martesë, por prapë ajo e donte shumë burrin e saj dhe kujdesej për djalin me dashuri.”- ka thënë ajo.

Ndërsa shoqja tjetë e Adelinës, Emira shprehet:  Adelina ishte një nënë dhe amvisë e mirë. Ajo kujdesej për gjithçka në shtëpi, gjithmonë përpiqej të ishte një grua e mirë. Por ajo më tha që vjehrrit e saj nuk ishin kurrë të lumtur me të, pavarësisht se çfarë bënte.  Pashë buzët e saj të çara, gërvishtje dhe të mavijosura.

Por ndarja para kohe  nga jeta e Adelinës i ka mërzitur të gjithë, ajo u vra nga vjehrri i saj në moshën 24 -vjeçare duke lënë pas edhe një djalë të vogël. Në fund të prononcimit të tyre të dyja shoqe e viktimës kanë thënë se ajo tashmë ka vdekur dhe nuk mund ta thotë dot të vërtetën.

“Një grua e re humbi jetën dhe një djalë i vogël tani nuk ka nënë.”-përfunduan ato.

Burimi: TopNews1

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll