Aktualitet

‘Shkatërrohet’ banda kriminale në Itali/ Arrestohen 24 persona, dy shqiptarë prangosen teksa po iknin në Britani

24 Qershor 2020, 15:39 Nga DOSJA
‘Shkatërrohet’ banda kriminale në Itali/ Arrestohen 24

ITALI– Policia italiane ka arrestuar 24 persona, të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje, transport të armëve dhe municioneve, trafik droge, vjedhje dhe prodhimin e mjeteve të rreme të identifikimit.

Gjatë operacionit u arrestuan edhe dy shqiptarë, të cilët po niseshin nga aeroporti i Milanos drejt Britanisë së Madhe, duke përdorur mjetet e rreme të identifikimit.

Nga 24 personat, për të cilët është lëshuar edhe urdhër ndalimit, 15 janë banorë të Materas, ndërsa të tjerët jetojnë në Bari e Pordenone.  Hetimet për grupin nisën pasi në Matera u raportuan për të shtëna me armë zjarri, ndërsa identifikimi i autorëve u bë përmes kamerave të sigurisë.

Grupit iu sekuestruan nëntë pistoleta, të kalibrave dhe markave të ndryshme, disa thika dhe qindra municione. Ata akuzohen gjithashtu edhe për aksidente të rreme rrugore, të cilat i raportonin për të përfituar rimbursimet nga kompanitë e sigurimeve.

Burimi: ivl24.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali itali arrestohen shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 13:54

ZVICËR– Ende ka ende shumë dilema sa i përket arsyes së vrasjes, por të afërm të të arrestuarit  janë shprehur se ai mund të ketë vepruar për vetembrojtje,...