Aktualitet

Kërcënoi gjyqtarin gjatë seancës, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari në Korçë

24 Qershor 2020, 13:34 Nga DOSJA
Kërcënoi gjyqtarin gjatë seancës, arrestohet në

KORÇË- Një 40-vjeçar në Korçë është arrestuar nga Policia pasi akuzohet se gjatë një seance në Gjykatën e këtij qyteti ka fyer gjyqtarin. Ai ka dalë para togave të zeza pasi akuzohej për dhunë në familje dhe gjyqtari do vendoste t’i jepte urdhrin e mbrotjes bashkëshortres së tij, pasi e kishte denoncuar për dhunë.

Por 40-vjeçari dhe pse po përballej me një akuzë, kërcënoi gjyqtarin dhe më pas rojen e sigurisë së gjykatës.

”K. Dh., 40 vjeç, banues në fshatin Barmash, Kolonjë, (i dënuar më parë për veprën “Dhuna në familje”) pasi gjatë seancës e cila zhvillohej në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për pajisjen me urdhër mbrojtje të bashkëshortes së tij shtetases S. Dh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Bulgarec, Korçë, ky shtetas ka fyer gjyqtarin e çështjes A. L., si edhe ka kanosur me fjalë 37-vjeçaren dhe rojen e sigurisë së Gjykatës, shtetasin I. B”, thuhet në njoftimin e policisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 40 vjecari gjykata korce policia korçe arrestohet 40 vjecari gjykata korce policia korçe

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 10:50

KRUJË– Policia e Krujës ka nisur procedimin penal për kryetarin e Njësisë Administrative Cudhi dhe 6 kryepleq të fshatrave në Krujë. Hetimet ndaj tyre kanë...