Aktualitet

Rritet numri i viktimave nga COVID-19, ndërron jetë 90-vjeçari te Infektivi

24 Qershor 2020, 13:14 Nga DOSJA
Rritet numri i viktimave nga COVID-19, ndërron jetë 90-vjeçari

TIRANË -Numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë është rritur. Mësohet se një i moshuar 90 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, duke e çuar totalin në 48. I moshuari vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si silikoza dhe hipertensioni.

Një pacient 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse për të kufizuar përhapjen e COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH.

Gjatë 24 orëve të fundit ndërkohë ka ndërruar jetë edhe një 34-vjeçare nga Librazhdi. Kjo e fundit vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, si  insuficenca renale kronike, diabeti dhe hipertensioni.

Ditën e sotme u shënuan 67 raste të reja me COVID-19, nga 347 testime të kryera. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 22 pacientë të tjerë, fituan betejën me virusin, duke e çuar numrin në total në 1217. Në mesin e tyre ishin edhe 7 mjekë edhe infermierë. Akualisht në Shqipëri janë 850 persona aktivë, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Në spitalin infektiv po trajtohen 82 pacientë, ku 14 prej tyre janë në terapi intensive.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 10:50

KRUJË– Policia e Krujës ka nisur procedimin penal për kryetarin e Njësisë Administrative Cudhi dhe 6 kryepleq të fshatrave në Krujë. Hetimet ndaj tyre kanë...