Nga përndjekja te vjedhja e energjisë elektrike dhe kultivim i narkotikëve, 6 persona bien në pranga në Tiranë
24 Qershor 2020, 12:30Nga DOSJA
TIRANW-Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona gjatë 24 orëve të fundit. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale si kultivi i bimës narkotike, përndjekja, vjedhje e energjisë elektrike, dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. R., 31 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 36 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi:
•I. H., 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
•O. R., 22 vjeç dhe A. Rr., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejet përkatëse.
•I. M., 43 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.65 mg/l.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. H., 25 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar motorin pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Disa orë pas vjedhjes në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugore, institucioni ka dhënë më shumë informacion për ngjarjen në fjal...
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka rikujtuar ditën e sotme aksionin e Policisë në fshatin e Lazaratit në Gjirokastër. Në një status në rrjetet e...
TIRANË-Nisma Thurje ka bërë sot një kallëzim penal në SPAK për kontratën koncesionare të inceneratorit të Fierit. Ata akuzojnë zyrtarët e përfshirë në këtë...
Aktualitet24 Qershor 2020, 10:50
KRUJË– Policia e Krujës ka nisur procedimin penal për kryetarin e Njësisë Administrative Cudhi dhe 6 kryepleq të fshatrave në Krujë. Hetimet ndaj tyre kanë...
TIRANE- Autori kryesor i atentatit në hotel A&A më 30 maj 2020, i arrestuar tanimë nga policia dhe në një gjendje jo të mirë shëndetësore, Eduart (Andri), L...
SHKODËR– Një punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se punonjësi...
BULQIZË- Dalin pamje nga lokali në fshatin Gjoricë e Poshtme në Bulqizë, ku 3 ditë më parë u dhunua barbarisht 25 vjeçari me iniciale F.A. Siç...