Bota

24 Qershor 2020, 14:16 Nga DOSJA

BRITANI- Gruaja e Tory Owen Paterson, ish ministër në kabinetin e David Cameron, është gjetur e vdekur në një pyll afër shtëpisë së tyre në Shropshire.

Mediat e huaja kanë raportuar se familja ka marrë vesh lajmin e hidhur në ditën kur burri i saj i cili aktualisht është deputet konservator do të festonte 64-vjetorin e lindjes. Ndërkohë policia vendase ka bërë me dije se nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së, 63 vjeçares.

Rose ishte nënë e dy djemve dhe një vajze dhe kishte 40 vite e martuar .
Pas lajmit të trishtë ka rezaguar edhe bashkëshorti i saj duke thënë se kjo ka qenë një tronditje e rëndë për familjen.

“Është shumë e trishtë që unë duhet të ju informoj se gruaja ime, Roza, është gjetur e vdekur. Rose dhe unë u martuam dhe jetuam per 40 vjet të lumtur. Ajo ishte një grua, nënë dhe gjyshe e mrekullueshme dhe e kujdesshme. Vdekja e saj ka ardhur si një tronditje e tmerrshme për të gjithë ne”- ka thënë ai.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota tory owen paterson tory owen paterson

Sondazh

Poll