Aktualitet

”Shkova me shokët për t’i bërë dëm”, flet autori i vrasjes së dyfishtë në Laç: Pronari i hotelit më ka borxh lek

24 Qershor 2020, 10:37 Nga DOSJA
”Shkova me shokët për t’i bërë dëm”,

TIRANE- Autori kryesor i atentatit në hotel A&A më 30 maj 2020, i arrestuar tanimë nga policia dhe në një gjendje jo të mirë shëndetësore, Eduart (Andri), Lamaj, nga shtrati i spitalit ka rrëfyer për grupin hetimor sërish versionin e tij të ngjarjes. Ai ka pranuar autorësinë, ka treguar emrat e bashkëautorëve, vendin ku ndodhej makina, por asnjë detaj në lidhje me porositësit e mundshëm të atentatit, siç dyshohet nga policia se bëhet fjalë për një vrasje me pagesë. Megjithëse ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Eduart Lamaj, i qëndron dëshmisë së dhënë dje, se konflikti nuk kishte për qëllim ekzekutimin e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, por zgjidhjen e ngërçit që ai pretendon se ka patur me pronarin e hotelit A&A, Ilir Allamani.

“Konfliktin nuk e kam pasur as me Gjergjin as me Likën, por me pronarin e hotelit, Ilir Allamanin. Me Ilirjan Allamanin kishim konflikt për paratë e drogës që kemi punuar bashkë në Itali. I kam kërkuar disa herë lekët, nuk mi jepte mi shante. Shkova me 3 shokët për ti bërë dëm jo për të vrarë. Sa kam hyrë në hotel jam qëlluar nga dikush që nuk e njihja. Kur u rrëzova, qëllova për vetëmbrojtje”,-mësohet të jetë shprehur Eduart Lamaj. 

Eduart Lamaj u arrestua dje në mëngjes, 3 javë pas ngjarjes në hotel A&A.  30-vjeçari nga Sanxhaku i Kurbinit, është i skeduar për një sërë ngjarjesh dhe ka ndërruar dy herë emrin, nga Andri Lamaj në Leandro Simoni, e përfundimisht në Eduart Lamaj.

Dosja.al ka mësuar se objektiv i atentatit ishin të dy biznesmenët, ndërsa autori ka pranuar autorësinë duke mohuar planifikimin e vrasjes. Ai thotë se kishte shkuar për të shkatërruar biznesin e pronarit të hotelit pasi i kishte para borxh, dhe pasi pa që viktimat kishin armë, qëlloi për t’u mbrojtur. Në fakt, në kamerat e sigurisë shihet se autori Lamaj është i pari që qëllon viktimat.

Pas atentatit, Lamaj, u fsheh tek shtëpia e motrës për 25 ditë, ndërsa si autor njihej Kreshnik Tushe, 21 vjeç.  Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi donin ta identifikonin si fajtor. Autori i vërtetë u fsheh tek motra në Tiranë, ndërsa ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Aty edhe do të operohej nga mjekët Besim Lame dhe Viktor Marku, të cilët janë arrestuar për moskallëzim krimi. Në kërkim janë shpallur gjithashtu edhe 3 bashkëpunëtorët e Lamajt, Ilir Xhepaj, (Lika), 33 vjeç, Elson (Oltion) Alija (Vlashi), 31 vjeç dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola. (të fiksuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart lamaj ilir allamani ilir lika vritet biznesmeni bujar lika eduart lamaj ilir allamani ilir lika vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll