Aktualitet

Dhunohet barbarisht teksa pinte kafe i riu në Bulqizë, flet kryeplaku: Shteti të marrë masa se i njeh autorët, ose ne do vr

24 Qershor 2020, 09:56 Nga DOSJA
Dhunohet barbarisht teksa pinte kafe i riu në Bulqizë, flet kryeplaku:

BULQIZË- 4 persona me maska dhe të armatosur kanë dhunuar barbarisht një 25-vjeçar me iniciale F.A  në Bulqizë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në një lokal në fshatin Gjoricë e Poshtme. Të njëjtat burime bëjnë me dije se autorët kanë hyrë brenda në lokal dhe u ka thënë 20 personave të pranishme të ulen në tokë dhe ka nisur të rrahin të riun. Këtë të fundit e kanë goditur edhe me qytën e armës. Pas dhunës autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë i riu është transportuar me urgjencë në spitalin e Bulqizës. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë kryeplaku i fshatit, Gëzim Miftari ka deklaruar për Dosja.al se personat kanë rrahur barbarisht të riun, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai theksoi se nëse shteti nuk merr masa do të armatoset i gjithë fshati. Kryeplaku nënvizoi dhe se i gjithë fshati do të armatoset shumë shpejt dhe do të vriten edhe policë. Ai tha se për këtë ngjarje janë bërë pazare.

“Unë jam kryeplaku i fshatit. Quhem Gëzim Miftari. Unë nuk kam qenë prezent, por kam qenë aty 10 minuta pas ngjarjes. Aty ka qenë edhe djali im. Kjo ngjarje nuk ka ndodhur ndonjëherë. Kanë ardhur 3 ose 4 persona të armatosur dhe me maska dhe kanë bërë terror tek lokali i atij djali që është komshi me mua. Janë futur brenda në lokal të armatosur dhe me maska, iu kanë bërë thirrje që të shtriheshin të gjithë personat që kanë qenë aty. Ka qenë ora rreth 21 e mbrëmjes. Njëri ka qëndruar tek dera, kurse tre të tjerët kanë hyrë dhe kanë masakruar një djalë që ishte duke pirë kafe. Ai ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Unë i bëj thirrje Edi Ramës, ministrit të Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm, ministrit të rendit, nëse nuk veprojnë ne do të marrin masa dhe do të armatosemi. Nuk do të lejojmë as policinë e shtetit. Kjo ka ndodhur vetëm në Kosovë. Kjo ka ndodhur vetëm 10 minuta. Nëse nuk gjenden autorët do bëj të pamundur që të armatoset gjithë fshati. Kjo do të ndodhë që sot. Kur të vijë policia ne do të jemi të armatosur dhe do të vrasim edhe policët. Policia mund të kishte arrestuar me kohë autorët, por janë bërë pazare. Ne kemi humbur besimin tek policia”, u shpreh kryeplaku.

Ndërkohë që ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Identiteti i të riut të dhunuar dhe autorëve nuk dihet ende, por nga përshkrimi që bën dëshmitari kryesor që është edhe kryeplak i fshatit, ngjarja ka shokuar të gjithë banorët.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet i riu në bulqizë gëzim miftari rrihet barbarisht 25-vjeçari në bulqizë dhunohet i riu në bulqizë gëzim miftari rrihet barbarisht 25-vjeçari në bulqizë

Sondazh

Poll