Aktualitet

Drejtonin makinat në gjendje të dehur, arrestohen 2 shoferë në Durrës, njëri prej tyre shkaktoi aksident

24 Qershor 2020, 11:51 Nga DOSJA
Drejtonin makinat në gjendje të dehur, arrestohen 2 shoferë

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar 2 shoferë, S.H., 49 vjeç dhe E.R., 33 vjeç. Uniformat blu bëjnë me dije se shoferët janë arrestuar, pasi u kapën duke drejtuar makinat në gjendje të dehur. Sipas Policisë, shoferi 33-vjeçar  ishte drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur dhe goditi edhe një makinë tip “Benz”.  Mbi shoferët rëndon vepra penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit: S.H., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” në gjendje të dehur, në masën 0.90 mg/l.

E.R., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur, ka goditur mjetin tip “Benz”, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 2 shoferët në durrës arrestohet 2 shoferët në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 10:50

KRUJË– Policia e Krujës ka nisur procedimin penal për kryetarin e Njësisë Administrative Cudhi dhe 6 kryepleq të fshatrave në Krujë. Hetimet ndaj tyre kanë...