Aktualitet

Vater e re infeksioni në Korçë/ 70-vjeçarja preket nga COVID-19, u merret tamponi personave të kontaktit

24 Qershor 2020, 11:35 Nga DOSJA
Vater e re infeksioni në Korçë/ 70-vjeçarja preket nga

KORÇË- Ditën e sotme në Korçë është konfirmuar një rast i ri me COVID-19. Burimet bëjnë me dije se është infektuar një 70-vjeçare, e cila kishte disa ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit. Ajo po trajtohet në shtëpi teksa po gjurmohen kontaktet e tjera. Mësohet se e moshuara është një vatër e re infeksioni në qytet. Aktualisht në Korçë janë 18 persona të infektuar.

 

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 67 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me në 17 qytete, ku numri më i madh i të infektuarve është në Krujë. Ndërkohë ka humbur jetën edhe një 34-vjeçare nga Librazhdi, e cila ndodhej i intubuar në spitalin Infektiv. Sipas MSH-së 34-vjeçarja vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti dhe hipertensioni.  Sakaq në spitalin Infektiv po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive. Akualisht janë 850 persona aktivë, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 10:50

KRUJË– Policia e Krujës ka nisur procedimin penal për kryetarin e Njësisë Administrative Cudhi dhe 6 kryepleq të fshatrave në Krujë. Hetimet ndaj tyre kanë...