Aktualitet

24 Qershor 2020, 10:50 Nga DOSJA

KRUJË– Policia e Krujës ka nisur procedimin penal për kryetarin e Njësisë Administrative Cudhi dhe 6 kryepleq të fshatrave në Krujë. Hetimet ndaj tyre kanë nisur pasi gjatë kontrolleve të territorit janë konstatuar disa zonë ku ishin mbjellë lëndë narkotike. Zonat e mbjella janë gjetur  në fshatrat Shkretë, Bruz Mal, Bruz Zall, Kroi i Madh, Rranxë dhe Cudhi Zall.

Policia nuk i kanë publikuar identitetet e personave ndaj të cilëve ka nisur hetimi por vetëm inicialet e tyre. Bëhet djalë për: O. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Cudhi dhe A. P., 64 vjeç, S. S., 69 vjeç, M. H., 54 vjeç, S. V., 70 vjeç, A. B., 51 vjeç e Xh. Xh., 51 vjeç, të gjithë me detyrë kryepleq të fshatrave ku u gjetën të kultivuara bimët e kanabisit. Ata akuzohen për shpërdorim detyrë dhe kultivim të bimëve narkotike.

NJOFTIMI I PLOTË:

Krujë

Vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.

Procedohen penalisht kryetari i Njësisë Administrative Cudhi dhe 6 kryepleq të fshatrave në Krujë.

Gjatë kontrollit të territorit më këmbë dhe dronë janë angazhuar rreth 100 forca policie dhe janë përdorur 2 dronë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës dhe forcat e FNSH-së, në vijim të kontrollit masiv të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në qytetin e Krujës, kanë konstatuar disa ambiente ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në fshatrat Shkretë, Bruz Mal, Bruz Zall, Kroi i Madh, Rranxë dhe Cudhi Zall.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit O. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Cudhi, A. P., 64 vjeç, S. S., 69 vjeç, M. H., 54 vjeç, S. V., 70 vjeç, A. B., 51 vjeç dhe Xh. Xh., 51 vjeç, me detyrë kryepleq të fshatrave ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike cannabis sativa.

Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, për të kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur dhe flotën e dronëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni anti-kanabis kruje aksioni anti-kanabis kruje

Sondazh

Poll