Aktualitet

Pozitiv me COVID-19 punonjësi i SHISH në Shkodër, u infektua nga kontaktet me një familjar

24 Qershor 2020, 10:36 Nga DOSJA
Pozitiv me COVID-19 punonjësi i SHISH në Shkodër, u infektua nga

SHKODËR– Një punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) është infektuar nga pandemia e koronavirusit. 

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se punonjësi ka rënë në kontakt me virusin si pasojë e një kontakti familjar. Megjithatë nuk dihen ende detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Sot në Shkodër janë shënuar 10 raste të reja, një prej të cilëve edhe punonjësi i SHISH.

Ditën e sotme është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 67 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me në 17 qytete, ku numri më i madh i të infektuarve është në Krujë.

Ndërkohë ka humbur jetën edhe një 34-vjeçare nga Librazhdi e cila  ndodhej i intubuar në spitalin Infektiv. Sipas MSH-së 34-vjeçarja vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti dhe hipertensioni.  Sakaq në spitalin Infektiv po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive. Akualisht janë 850 persona aktivë, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi punonjesi i shish shkoder koronavirusi ne shqiperi punonjesi i shish shkoder

Sondazh

Poll