Aktualitet

Dhunimi i të riut në Bulqizë, kërcënon kryeplaku: Do vrasim policë nëse s’merren masa, ngjarja ndodhi për 10 minuta, a

24 Qershor 2020, 10:29 Nga DOSJA
Dhunimi i të riut në Bulqizë, kërcënon kryeplaku: Do

BULQIZË- Dalin pamje nga lokali në fshatin Gjoricë e Poshtme në Bulqizë, ku 3 ditë më parë u dhunua barbarisht 25 vjeçari me iniciale F.A. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhte ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin në mes të fshatit dhe ende policia nuk ka arrestuar asnjë person. Ndërkohë kryeplaku i fshatit, Gëzim Miftari ka deklaruar se personat kanë rrahur barbarisht të riun, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai theksoi se nëse shteti nuk merr masa do të armatoset i gjithë fshati. Ky i fundit u shpreh i prerë se nëse nuk indetifikohen autorët do të armatoset i gjithë fshati dhe do të vriten edhe policë.

“Unë jam kryeplaku i fshatit. Qyhen Gëzim Miftari. Unë nuk kam qenë prezent, por kam qenë aty 10 minuta pas ngjarjes. Aty ka qenë edhe djali im. Kjo ngjarje nuk ka ndodhur ndonjëherë. Kanë ardhur 3 ose 4 persona të armatosur dhe me maska dhe kanë bërë terror tek lokali i atij djali që është komshi me mua. Janë futur brenda në lokal të armatosur dhe me maska, iu kanë bërë thirrje që të shtriheshin të gjithë personat që kanë qenë aty. Ka qenë ora rreth 21 e mbrëmjes. Njëri ka qëndruar tek dera, kurse tre të tjerët kanë hyrë dhe kanë masakrruar një djalë që ishte duke pirë kafe. Ai ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Unë i bëj thirrje Edi Ramës, ministrit të Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm, ministrit të rendit, nëse nuk veprojnë ne do të marrin masa dhe do të armatosemi. Nuk do të lejojmë as policinë e shtetit. Kjo ka ndodhur vetëm në Kosovë. Kjo ka ndodhur vetëm 10 minuta. Nëse nuk gjenden autorët do bëj të pamundur që të armatoset gjithë fshati. Kjo do të ndodhë që sot. Kur të vijë policia ne do të jemi të armatosur dhe do të vrasim edhe policët. Policia mund të kishte arrestuar me kohë autorët, por janë bërë pazare. Ne kemi humbur besimin tek policia”, u shpreh kryeplaku.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në një lokal në fshatin Gjoricë e Poshtme në Bulqizë. 4 persona të armatosur dhe me maska dhunuan bararisht të riun me iniciale F.A. Ky fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Policia asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet i riu në bulqizë gëzim miftari rrihet barbarisht 25-vjeçari në bulqizë dhunohet i riu në bulqizë gëzim miftari rrihet barbarisht 25-vjeçari në bulqizë

Sondazh

Poll