Aktualitet

PROFIL/Kush është Ilir Xhepaj, “truri” i grupit të Kurbinit deshi të vriste Zef Markun 1 muaj më parë, i dënu

24 Qershor 2020, 10:06 Nga DOSJA
PROFIL/Kush është Ilir Xhepaj, “truri” i grupit të

TIRANË– Dëshmia e Eduart Lamajt, tashmë i penduar i drejtësisë, ka zbardhur emrat e tri bashkëautorëve në atentatin e 30 majit në hotel A&A, në autostradën Laç-Mamurras. Në kërkim nga policia e Lezhës dhe efektivët e Komisariatit në Laç që kanë zbardhur ngjarjen në kohë rekord, janë shpallur Ilir Xhepaj (Likaj), 33 vjeç, Elson (Oltion), Alija (Vlashi), 31 vjeç, dhe Klaudio Perkola, 21 vjeç. Ilir Xhepaj nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Më 15 maj 2020, ai plagosi biznesmenin Zef Marku në Laç, pas një konflikti mes tyre. Policia njoftoi se e kishte shpallur në kërkim, por tanimë mësohet se i shpalluri në kërkim është një nga të rinjtë problematikë të këtij qytetit. I dënuar më herët për grabitje me armë në vitin 2012 në Kurbin, e po ashtu për një plagosje në Fushë-Krujë, Xhepaj, konsiderohet si një emër i rrezikshëm në këtë zonë. Ai është liruar prej 3 muajsh nga burgu, dhe që nga ajo kohë ka jetuar në kryeqytet.

Rrëfimi i Eduart Lamajt,” koka” e grupit të Kurbinit është Ilir Xhepaj

Nga informacionet e mbledhura në rrugë operative por edhe nga dëshmia e autorit kryesor të ngjarjes, 30-vjeçarit Eduart Lamaj, që u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit, Ilir Lika, ose Xhepaj, është truri i këtij grupi, të ri, por tejet të rrezikshëm në këtë zonë. Vetë Lamajt, iu përputh ADN-ja që iu mor nga dyshemeja e hotelit ku u rrëzua pas plagosjes, me gjurmët e gjetura tek Golf 5 e sekuestruar tanimë nga policia, duke e konfirmuar se ishte ai atentatori. Me bashkëpunimin me drejtësinë, ai ka treguar se komandoja i grupit ishte Ilir Lika dhe se atentati ishte skenuar prej tij. Me rrëfimin e mëtejshëm, pritet që Lamaj të zbërthejë grupin kriminal, si dhe të zbulojë porositësit dhe motivet pse u krye atentati.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në laç ilir lika ilir xhepaj vritet biznesmeni bujar lika atentat në laç ilir lika ilir xhepaj vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll