Bota

Studimi italian: Koronavirusi është dobësuar, nuk ka të njëjtën fuqi si në muajin mars

24 Qershor 2020, 07:11 Nga DOSJA
Studimi italian: Koronavirusi është dobësuar, nuk ka të

ITALI– Sars-CoV-2 që ka shpërthyer në Kinë që prej dhjetorit të 2019, vijon ende të qarkullojë në më shumë se 200 shtete të botës, por sot mund të themi se diçka ka ndryshuar në përhapjen e epidemisë, siç pretendohet nga mjeku italian Alberto Zangrillo.

Zangrillo që ka qenë gjithmonë pranë Berluskonit, në fjalimin e tij të dielën e 31 majit, ai foli për një virus që “klinikisht nuk ekziston më”?

Sipas një studimi të kryer në Spitalin San Raffaele në Milano, që aktualisht po përgatitet për t’u botuar si një studim shkencor, midis marsit dhe majit numri i rasteve pozitive me Covid-19 është ulur ndjeshëm.

“Ne kemi analizuar 200 pacientët tanë.”-thotë Massimo Clementi, drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Virologjisë së San Raffaele dhe profesor në Universitetin Vita-Salute duke krahasuar ngarkesën virale të pranishme në mostrat e marra përmes tamponit.

Aftësia e virusit është dobësuar jashtëzakonisht shumë në maj, krahasuar me atë që kemi pasur në mars. Dhe kjo ka të bëjë me pacientë të të gjitha moshave, përfshirë edhe ato mbi 65 vjeç.

Një sëmundje e ndryshme

Një ndryshim të ngarkesës virale, nuk do të thotë se patogjeni ka pësuar një mutacion, për të cilin aktualisht nuk kemi asnjë provë.

“Bazuar në rezultatet e studimit dhe ato raste që shohim në spital, mund të themi se aktiviteti brenda spitalit ka ndryshuar, ndoshta edhe falë kushteve më të favorshme mjedisore. Tani po shohim një sëmundje të ndryshme nga ajo që kemi parë te pacientët në muajt mars-prill, por diferenca është më e ulët, dhe ky është një fakt që ne e konsiderojmë shumë të rëndësishëm. Për më tepër konfirmohet nga praktika. Pasi ne jo vetëm që nuk kemi më ardhje  të reja të pacientëve me Covid-19 në kujdesin intensiv, por as të shtruar në spitale. Në javët e fundit janë paraqitur në spitale vetëm disa pacientë me simptoma të lehta që mund të marrin trajtimin në shtëpi.”- shpjegon Clementi .

Si e përcaktoni nivelin e rrezikshmërisë së virusit të pranishëm tek një pacient?

Kjo bëhet e mundur falë teknikave të ndryshme sasiore, të cilat unë gjithashtu i kam zhvilluar në të kaluarën për AIDS. Këto janë sisteme të zhvilluara në virologji që lejojnë matjen e acideve nukleike, në këtë rast ARN-Sars-CoV-2, ose kopjet e virusit të zbulueshëm në faringun e pacientit. Në krahasim me studiket e AIDS-it, mostra biologjike e marrë nga tamponi mund të jetë më pak e saktë se mostra e gjakut (sepse ekziston rreziku i gabimit njerëzor), por në studimin tonë me tamponët,  kemi analizuar 200 prej tyre dhe rezultati ishte i paqartë. Është një ndryshim jashtëzakonisht i rëndësishëm midis ngarkesës virale të pacientëve të shtruar në spital gjatë muajit mars dhe atyre të majit.

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alberto zangrillo koronavirusi ne itali milano sars-cov-2 alberto zangrillo koronavirusi ne itali milano sars-cov-2

Sondazh

Poll