Nuk ka paqe për Meksikën/ Deti tërhiqet, pas lëkundjeve të fuqishme autoritetet paralajmërojnë cunami
24 Qershor 2020, 07:07Nga DOSJA
MEKSIKË -Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë goditi ditën e djeshme jugun dhe qendrën e Meksikës, duke lënë të vdekur të paktën 5 persona. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Oaxaca-s. Si pasojë e lëkundjeve shpërthyen flakët në një rafineri në qytetin Salina Cruz, i cili ndodhet në brigjet e oqeanit Paqësor.
Autoritetet ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve. Gjithashtu lëkundjet e fuqishme shkaktuan dëme të konsiderueshme në kisha, ura dhe banesa. Ato u ndjenë deri në kryeqytetin meksikan, i cili ndodhet 400 milje larg epiqendrës. Sipas mediave vendase, në kryeqytetin meksikan, kujtimet e tërmetit të 2017-ës ku humbën jetën 300 persona janë ende të freskëta, por për fat të mirë këtë herë nuk pati dëme.
Epiqendra e tërmetit është një nga destinacionet kryesore të turizmit në Meksikë, ku plazhet ishin hapur vetëm disa ditë më parë. Ndërkohë autoritetet kanë parlajmëruar një tsunami me një rreze 1000 km, në brigjet e Meksikës, i cili pritet të përfshijë Guatemalan, El Salvadorin dhe Hondurasin.
Mediat vendase raportojnë se si pasojë e tërmetit ka pasur rrëshqitje të mëdha të tokës, janë dëmtuar rrugët lidhëse mes qyteteve, si dhe janë shkaktuar probleme serioze në një spital që trajton të sëmurët me COVID-19.
E në disa foto të publikuara nga mediat e huaja shihen se deti është tërhequr shumë, duke lënë një pamje të frikshme për atë çfarë mund të ndodh më pas.
SHBA– Eksperti i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci tha të martën se ai dhe anëtarët e tjerë të Grupit të Punës të Shtëpisë së...
BRITANI E MADHE-Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi se më 4 korrik në të gjithë vendin do të rihapen lokalet. Lajmi ka gëzuar britanikët, të cilët pas 3...
Gjermani- Rrethi gjerman i Gütersloh-ut do t’i nënshtrohet një bllokimi të rin deri në fund të qershorit pas një shpërthimi të Covid-19 në një fabrikë të përpun...
Shtëpia e Bardhë ka ftuar të shtunën Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic për një takim të ndërmjetësuar prej s...
TURQI- Stambolli ditën e sotme është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me breshër dhe stuhi të forta duke përmbytur thuajse gjithë qytetin. Me...
BRUKSEL- Reportuesja për Serbinë nga grupi i Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka komentuar në rezultatet e zgjedhjeve nacionale dhe...
AMERIKË– Aktori amerikan i filmave për të rritur, Ron Jeremy është arrestuar ditën e sotme për përdhunimin e tre grave dhe sulm seksual ndaj një tjetre.Pro...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës në mbledhjen e ditës së sotme ka vendosur që nga data 1 korrik të hapen rastorantet për zhvillimin e dasmave hapjen e diskotekave...
KOSOVË- Kryeministri Hoti së bashku me kabinetin e tij pas disa ditësh do të nisen drejt Uashingtonit por duke qenë se jemi në një kohë pandemie ata kanë ...