Aktualitet

Vidhet gjatë natës kasaforta e Patentave në Kashar, autorët marrin 7 mln lekë të vjetra, kamerat filmojnë gjithçka/ DSHP

24 Qershor 2020, 06:35 Nga DOSJA
Vidhet gjatë natës kasaforta e Patentave në Kashar, autorët

TIRANË- Vidhet pas mesnate kasaforta me para e Drejtorisë së Patentave në Kashar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë qenë dy persona, të cilët kanë vjedhur njërën prej kasafortave, në të cilën ndodheshin 706 mijë lekë të reja,  gati 7 milionë lekë të vjetra.

Mungesa e kasafortës është vënë re nga pastruesja e institucionit, e cila ka lajmëruar menjëherë eprorët dhe menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e Shtetit, që ka nisur hetimin e rrethanave dhe gjetjen e autorëve.

Brenda në këtë institucion janë dy kasaforta, njëra prej tyre bosh, ndërsa tjetra, ku ndodheshin paratë është marrë me vete nga autorët.  Pas vjedhjes, hajdutët janë larguar me një makinë të zezë, por kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka. Falë pamjeve filmike, policia ka humbur të identifikojë edhe targën e mjetit me të cilën janë larguar ata.

Deri më tani në Polici janë shoqëruar 10 persona, pjesa më e madhe punonjës të drejtorisë së patentave si dhe persona me precedentë të mëparshem penal. Ndërkohë që vetë institucioni thotë në rrjetet sociale se haka kthehet tek i zoti, dhe shton se paratë do të kompesohen nga banka e nivelit të dytë me të cilën ka marrëveshje DSHPTRR.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vidhet kasaforta e drejtorisë së patentave vjedhje në kashar vidhet kasaforta e drejtorisë së patentave vjedhje në kashar

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 05:48

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të premten vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-ministri ka dalë i qeshur nga dyert e g...