Politike

Masakra e 2 prillit, Hajdari kërkon 1 minutë heshtje, Ruçi: U prehshin në paqe!

3 Prill 2019, 08:44 Nga DOSJA
Masakra e 2 prillit, Hajdari kërkon 1 minutë heshtje, Ruçi: U

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka kërkuar në seancën e sotme plenare, që të mbahet 1 minutë heshtje për 4 të vrarët e masakrës së 2 prillit.

“Jemi mbledhur sot këtu, por do doja të mbanim një minutë heshtje për 4 të vrarët e masakrës së 2 prillit.”-tha Hajdari.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i akuzuari kryesor nga familjarët e viktimave për këtë vrasje tha: Çohuni të nderuar deputetë, u prehshin në paqe!

Ditën e djeshme, u përkujtua në Shkodër 28-vjetori i vrasjes së Arben Brocit, Nazmi Kryeziu, Bujar Nishanaku dhe Besnik Ceka. I akuzuari kryesor nga familjarët e viktimave është Gramoz Ruçi, i cili asokohe ishte Ministër i Brendshëm.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gramoz ruci masakra e 2 prillit 1991 rudina hajdari seanca plenare 3 prill 2019 gramoz ruci masakra e 2 prillit 1991 rudina hajdari seanca plenare 3 prill 2019

Sondazh

Poll