Politike

Rama akuzon qeverinë e Merkelit: Na futën edhe Reformën Zgjedhore si kusht për negociatat

3 Prill 2019, 12:13 Nga DOSJA
Rama akuzon qeverinë e Merkelit: Na futën edhe Reformën Zgjedhore

Tiranë- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në parlament  lëshoi akuza për Berlinin zyrtar, ku ndodhet kreu i PD-së Lulzim Basha për bisedime. 

Rama duke folur për Reformën Zgjedhore, akuzoi Gjermaninë se e ndikuar nga opozita të cilën e quan mike të Berlinit, BE ka futur si kusht për hapjen e negociatave, edhe Reformën Zgjedhore. ‘Nuk e kemi futur ne reformën zgjedhore, si kusht për hapjen e negociatave. E kanë futur ata dhe miqtë e tyre në Berlin’, deklaroi Rama. 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Berlin ku po zhvillon takime me zyrtarët e CDU-së. 

Opozita ka zhvilluar sot protestën e 8-të para parlamentit. Paralelisht me seancën plenare, qindra protestuesë u përplasën me policinë. Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk ishte në protestë. Ndërsa në kuvend u betua deputetja Ambra Borova. 

J.V/Dosja.al 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rearoma zgjedhore edi rama lulzim basha rearoma zgjedhore

Sondazh

Poll