Politike

Opozita 3 orë marshim proteste, sherr mes protestuesve, Basha në Berlin (Foto+VD)

3 Prill 2019, 06:01 Nga DOSJA
Opozita 3 orë marshim proteste, sherr mes protestuesve, Basha në

TIRANË- Për mbi 3 orë opozita dhe mbështetësit e saj kanë protestuar fillimisht para parlamentit, e më pas tek Kryeministria. Protesta nisi me shtyrje mes poliicsë dhe protestuesve, e më pas incidentet kanë ndodhur mes vetë protestuesve. Kështu, disa protestuesë kanë qëlluar disa persona që sipas tyre kanë qenë agjent të infiltruar. Pas qetësimit të situatës, nën fjalën e Edi Palokës, protestuesit kanë mbyllur protestën tek selia e PD.  Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka munguar në protest, po ashtu edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në protest ishin mbi 1300 policë që u kujdesën për mbarëvajtjen e protestës.  Kjo ishte protesta e 8-të e opozitës para Parlamentit që zhvillohet paralelisht me seancën plenare. Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Ajo ka theksuar se nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër.

[sgallery url=”https://dosja.al/protestuesit-marshojne-drejt-kryeministrise-tensione-tek-kuvendi/”]

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ora 20:30 Arrestohet 29-vjeçari që u rrah, procedohen 7 të tjerë, 3 në kërkim

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, 7 protestues janë proceduar në gjendje të lirë, kurse 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Dosja.al mëson se i arrestuari është shtetasi Olsi Albarjami, i cili ka qenë ditën e sotme në protestën e opozitës dhe është konfliktuar me disa persona të tjerë.

Ora 13:25- Klevis Balliu: Gruaja ishte provokatore, u thoshte njerëzve “Ikni ju, jo Rama”

Protesta e opozitës është pasuruar ditën e sotme me disa incidente të cilat nuk ishin parë më herët në protestat e tjera. Incidenti i parë nisi me një protestues i cili sipas protestuesve ka ofenduar me fjalë protestuesit. Më pas, një tjetër burrë u qëllua me grusht dhe me shpullë, ndërsa një grua u dëbua nga protesta si provokatore. Dosja.al kontaktoi ish-deputetin e PD, Klevis Balliu i cili u shpreh se gruaja në fjalë ishte provokatore.

Ora 13:02- E nxorrën si ‘provokatore’, gruaja futet në makinën e Policisë: Ça bën o djali se jam në moment privat (VD)

Gruaja që u nxorr si provokatore në protestën e opozitës para parlamentit, menjëherë pas largimit është futur në makinën e policisë së Shtetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dijes se gruaja, ende e paidentifikuar u fut në makinën e Policisë, pa pyetur askënd. Ajo është filmuar nga Dosja.al teksa qëndron e shtrirë në makinën e Policisë së Shtetit, sikur të ishte një makinë personale.

Ora 12:34- Grushta e shpulla në protestë/ Tërbohen protestuesit e opozitës, rrethojnë gruan: Provokatore!

Momente të tjera dhune në protestën e opozitës mes protestuesve. Pas dhunimit dhe nxjerrjes jashtë më herët në protest, ku militantët e PD dhe LSI larguan nga turma një djalë të veshur me tuta gri, një tjetër protestues është qëlluar dhe është larguar nga protesta.

Ora 12:20- Pas dy orësh tubim tek Kuvendi, opozita zhvendoset tek Kryeministria

Protestuesit e opozitës janë mbledhur para kryeministrisë pas dy orëve qëndrim para ambienteve të Kuvendit.

Ora 11:50- Plas grushti në protestën e opozitës, protestuesit dyshojnë se ishte agjent i infiltruar

Një sherr me grushta ka plasur në sot në protestën e opozitës. Siç shihet edhe në këtë foto të siguruar nga Dosja.al, protestuesit e opozitës kanë qëlluar me shkelma dhe me grushta një protestues pasi kanë dyshuar se ishte një agjent i infiltruar nga policia e Shtetit.

Ora 10:54:  Protestuesit nuk intimidohen nga Rama, hipin sërish në pemë

Protesta e sotme drejtohet nga të rinjtë e FRPD-së pasi Basha ndodhet në Gjermani, në takime me përfaqësues të CDU-së. Protesta nisi me përplasje te minsitria e Brendshme mes protestuesve dhe policisë. Tashmë ajo po zhvillohet para Kuvendit ku nuk mungojnë thirrjet “Rama ik” nga protestuesit.  Ajo që vihet re është se protestuesit kanë sfiduar Ramën sot dhe kanë hipur sërish nëpër pemët rreth kuvendit.

Ora 10:44- Masakra e 2 prillit, Hajdari kërkon 1 minutë heshtje, Ruçi: U prehshin në paqe!

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka kërkuar në seancën e sotme plenare, që të mbahet 1 minutë heshtje për 4 të vrarët e masakrës së 2 prillit.

Ora 10:51-  Kuvendi/ Rudina Hajdari i tregon dhëmbët maxhorancës: S’ka marrëveshje me ata që janë jashtë, opozita jemi ne

Në fjalën e saj, Hajdari është shprehur se deputetët që dogjën mandatin nuk kishin përse të ishin pjesë e grupeve parlamentare dhe se duhet të zëvëndësoheshin me opozitën e re.

ORA 10:05:Basha në Berlin, ja kush do ta drejtojë protestën e opozitës

Protesta e tetë e opozitës së bashkuar përpara parlamentit ditën e sotme është ideuar të jetë ndryshe nga ato të ditëve të tjera. Protesta do të drejtohet nga Forumi Rinor i PD, pasi kryetari Lulzim Basha gjendet në Berlin, për t’u takuar me krerë të CDU-së.

(J.V/A.M.F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestohet 29 vjecari protesta e opozitës 3 prill 2019 protesta pa bashen seanca plenare 3 prill 2019 arrestohet 29 vjecari protesta e opozitës 3 prill 2019 protesta pa bashen seanca plenare 3 prill 2019

Sondazh

Poll