Politike

Rudina Hajdari godet sërish PD dhe PS: Jua di kodet, e di që bëni takime të fshehta edhe jashtë Shqipërisë

3 Prill 2019, 11:40 Nga DOSJA
Rudina Hajdari godet sërish PD dhe PS: Jua di kodet, e di që bëni

TIRANE- Rudina Hajdari ka marrë ndërkohë rolin e drejtueses së opozitës në Kuvend. E mori fjalën jashtë rendit të ditës për t’u shfryrë kundër të dyja palëve.

“Jua di shumë mirë kodet, e di që bëni dhe takime të fshehta edhe jashtë Shqipërisë, po nuk jam këtu për të qenë fasadë e askujt. Jam për një sistem tjetër. Ju keni sjellë njerëzit me lista, pa merita, njerëz që nuk e meritojnë të jenë këtu. Duhet një kod zgjedhor i ri”, tha vajza e Azem Hajdarit.

Kryetari i Kuvendit menjëherë pas fjalës së saj, ndërhyri jo për përgënjeshtrimin e takimeve, por për ta parlajmëruar.

“Çështja juaj është në pikën 4 të rendit të ditës, ju nuk jeni regjistruar. Mos më vini para alternativës që t’ju pres fjalën në parlament”, ishin fjalët me të cila Ruçi iu drejtua Hajdarit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike rudina hajdari seanca plenare 3 prill 2019 kriza politike rudina hajdari seanca plenare 3 prill 2019

Sondazh

Poll