Politike

Nderimi i viktimave të 2 prillit në Kuvend, mbesa e Nazmi Kryeziut: Teatër mjeran, vrasësit nderuan viktimat

3 Prill 2019, 12:20 Nga DOSJA
Nderimi i viktimave të 2 prillit në Kuvend, mbesa e Nazmi Kryeziut:

TIRANË– Mbesa e dëshmorit të 2 prillit, Nazmi Kryeziut, ish-deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka reaguar lidhur me ftesën që Rudina Hajdari i bëri kolegëve në parlament për të mbajtur një minutë heshtje.

Me anë të një reagimi në Facebook, Izmira Ulqinaku është shprehur se paqen e dëshmorëve të votës së lirë e ka prishur ekzistenca e Gramoz Ruçit.

“U ndjeva e tradhëtuar sot, kur dëgjova se vrasësit e Dëshmorëve të 2 Prillit ishin ftuar t’i nderojnë ata me 1 minutë heshtje në Parlament! Një teatër mjeran që uron për paqen e shpirtrave të Dëshmorëve të Demokracisë nga Parlamenti i diktuar prej votës së blerë nga krimi i organizuar dhe bandat e pushtetit. Paqen e dëshmorëve të votës së lirë e prish ekzistenca Gramoz Ruçi, ekzistenca e partisë së Sigurimit të Shtetit e Byrosë Politike, që sërish sot ka shkelur mbi votën e lirë, e mbi gjakun e atyre shpirtrave që s’po i lini të prehen në paqe! Gramoz Ruçi dhe Edi Rama! Shpirtat e tyre do të paqtohen ditën kur ju të ndëshkoheni nga vota e lirë! Dhe ajo ditë po afron!”, shkruan Ulqinaku.

Ditën e djeshme, u përkujtua në Shkodër 28-vjetori i vrasjes së Arben Brocit, Nazmi Kryeziu, Bujar Nishanaku dhe Besnik Ceka. I akuzuari kryesor nga familjarët e viktimave është Gramoz Ruçi, i cili asokohe ishte Ministër i Brendshëm.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 2 prill 1991 izmira ulqinaku nazmi kryeziu seanca plenare 3 prill 2019 2 prill 1991 izmira ulqinaku nazmi kryeziu seanca plenare 3 prill 2019

Sondazh

Poll