Politike

Rama e akuzoi se mbyll bashkinë, Xhelal Mziu në protestë (Foto)

3 Prill 2019, 11:48 Nga DOSJA
Rama e akuzoi se mbyll bashkinë, Xhelal Mziu në protestë (Foto)

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ishte në protestën e opozitës, zhvilluar paraditen e sotme para parlamentit.

Ai u pa në mes të turmës përgjatë protestës  së sotme. Kujtojmë se edhe në protestat e mëparshme të opozitës, punonjësit e Bashkisë së Kamzës kanë marrë pjesë masivisht, duke lënë bosh zyrat e tyre. 

Opozita e bashkuar zhvilloi sot protestën e 8-të para parlamentit. Paralelisht me seancën plenare, qindra protestues u përplasën me policinë.(Lexo këtu) Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk ishte në protestë. Turma u drejtua nga Kryemadhi, Paloka e Këlliçi. Ndërsa, pati dhe tensione, grushta e sherr mes protestuesve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozitës 3 prill 2019 xhelal mziu protesta e opozitës 3 prill 2019 xhelal mziu

Sondazh

Poll