Politike

Këndohet himni, Paloka mbyll protestën: Ju flas në emër të Bashës, do shporrim Ramën

3 Prill 2019, 11:03 Nga DOSJA
Këndohet himni, Paloka mbyll protestën: Ju flas në emër

Tiranë-Protesa e opozitës sapo ka përfunduar dhe  këtë protestë e mbylli ish-deputeti Edi Paloka. Paloka theksoi se foli në emër të Bashës dhe se shqiptarët sot treguan se vendi nuk do të qeveriset më nga  Rama dhe oligarkët e tij.

Pas fjalës së ish-deputetit  u këndua edhe himni, një traditë kjo në mbyllje të çdo proteste të opozitës.

Rama ik. Dua t’u përshëndes edhe njëherë për rezistencën tuaj, ju përshëndes edhe në emër të Bashës. Sot protestën tonë e drejtuan studentët, ata ishin zemra e protestës, sepse Shqipëria që ne duam është Shqipëria e studentëve. Pak ditë më parë DASH e cilësoi Shqipërinë Edi Ramës si qendër të drogës, qendrën ku krimi i organizuar mblidhet dhe shkon deri në SHBA. Është një raport që dikur e kanë bërë vendet e Noriegës. Prandaj ne sot jemi në protestë. Rama nuk përfaqëson asnjë prej shqiptarëve të ndershëm. Ai nxjerr administratën në cirk dhe tallet me hallet e shqiptarëve.

Nuk do të ndalemi nga udhëheqja e shqiptarëve. Ai nuk kupton një gjë, ose bën sikur nuk e kupton. Ai duhet të kuptojë një gjë që urretja e shqiptarve do ta mbytë atë. Mund të vazhdojë të mbledhë sorogato në parlmanet dhe i quan dhe deputet. Ne kemi dalë për t’i dhënë fund atij parlamenti dhe sistemi që mban në pushtet Ramën dhe oligarkët e tjerë. Gjithë partitë e opozitës do të jemi bashkë deri sa kjo qeveri të shporet. Rama ik, Rama shorru.

Edi Paloka, ish- deputet.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në Gjermani ku po zhvillon takime me përfaqësuesit e CDU-së atje dhe nuk ishte sot në protestë. Po kështu nuk ishte i pranishëm as kryeministri Sali Berisha.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka mbyll protestën protesta e opozitës 3 prill 2019 edi paloka mbyll protestën protesta e opozitës 3 prill 2019

Sondazh

Poll