Politike

Protesta e opozitës/ Kryemadhi: S’ndalemi, derisa të kemi zgjedhje të parakohshme

3 Prill 2019, 12:11 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Kryemadhi: S’ndalemi, derisa të kemi

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur për mediat gjatë marshimit të protestuesve në drejtim të Kryeministrisë. Kryemadhi theksoi se kërkesat e qytetarëve janë të thjeshta fare: zgjedhje të parakohshme dhe asgjë tjetër!

Në fjalën e saj, ajo theksoi se protesta nuk do të ndalojnë, derisa në vend të vendoset njëhere e mirë sistemi i vlerave, i barabatë si në vendet e huaja, dhe jo sistemi i antivlerave që ka ngritur Edi Rama.

Protestat nuk do të ndalojnë, 13 prill, 23 prill deri sa në Shqipëri të vendoset njëherë e mirë një sistem i vlerave dhe jo një sistem i antivlerave që ka ngritur Edi Rama. Të vendoset ai sistem që çdo njeri që vjen në Shqipëri të mos ta mendojë Shqipërinë si parajsën e drogës dhe të parave të pista, por ta mendojë Shqipërinë si një vend europian që vjen dhe është i barabartë si në Francë, si në Itali, si në Gjermani.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Opozita e bashkuar zhvilloi sot protestën e 8-të para parlamentit. Paralelisht me seancën plenare, qindra protestues u përplasën me policinë. (Lexo këtu) Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk ishte në protestë. Turma u drejtua nga Kryemadhi, Paloka e Këlliçi. Ndërsa, pati dhe tensione, grushta e sherr mes protestuesve.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi protesta e opozitës 3 prill 2019 monika kryemadhi protesta e opozitës 3 prill 2019

Sondazh

Poll