Politike

Kuvendi/ Rudina Hajdari i tregon “dhëmbët” maxhorancës: S’ka marrëveshje me ata që janë jashtë, opozita jem

3 Prill 2019, 08:51 Nga DOSJA
Kuvendi/ Rudina Hajdari i tregon “dhëmbët”

TIRANË– Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari e ka nisur ashpër fjalimin e saj ndaj maxhorancës lidhur me bashkëpunimin me opozitën. Në fjalën e saj, Hajdari është shprehur se deputetët që dogjën mandatin nuk kishin përse të ishin pjesë e grupeve parlamentare dhe se duhet të zëvëndësoheshin me opozitën e re.

“Një qytetar i thjeshtë nuk e kupton se çfarë po ndodh këtu. Dua t’ja shpjegoj qytetarëve. Propozimi i PS-së është që po i plotësojnë kërkesat ndaj BE. Ata thonë që po shtrijmë dorën ndaj opozitës që është jashtë, për të miratuar ligjin. Në esencë këto lloj reformash nuk asnjë ndryshim sa i përket voutesve. Ju e dini që reforma e 2008 na ka çuar në këtë pikë. Kjo ofertë është mënyrë që të ketë një marrëveshje me ata që janë jashtë. Kjo nuk ka për të mbyllur. Duhet të merren parasysh këta deputetë këtu. Ata që iu kanë vënë në listë kanë pasur njëfarë besimi tek ju. Gjithashtu duhet të eliminiohen partitë e vogla dhe thjesht paguhen me taksat e popullit shqiptar.”-tha Hajdari.

Rudina Hajdari, është një nga deputetet e opozitës që nuk pranoi të digjte mandatin. Hajdari është përfolur gjatë ditëve të fundit si një nga opozitarët që do të marrë kryesimin e grupit parlamentar që pritet të krijohet nga opozita e re në parlament.

(Ke.mu.f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites rudina hajdari seanca plenare 3 prill 2019 djegia e mandateve te opozites rudina hajdari seanca plenare 3 prill 2019

Sondazh

Poll