Aktualitet

Manastirliu: Ja aktivitet që do jenë të mbyllura pas heqjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, nga sot kemi lejuar dhe

23 Qershor 2020, 20:11 Nga DOSJA
Manastirliu: Ja aktivitet që do jenë të mbyllura pas heqjes

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot paradite se gjendja e fatkqetësisë natyrore ka mbaruar dhe qeveria nuk do kërkojë me zgjatje të saj në Kuvend. Në një intervistë në Euroneës, ministrja tha se edhe pse mbaroi gjendja e fatkeqësisë natyrore mbaroi, nuk duhet kuptuar sikur ka ikur dhe virusi.

Manastriliu u shpreh se disa aktivitete do të vijojnë të mbeten të mbyllura, duke shtuar se nuk do lejohen dasma, klubet, kinematë dhe teatrot. Më tej ministrja tha se grumbullimet familjare janë rrezik për infektimin zinxhir dhe shtyrja ka ardhur gjithashtu dhe për shkak të rritjes së numrit të të prekurve.

Për transportit publik, numri një i Shëndetësisë tha se nga sot është aktiv, por çdo udhëtar do të jetë i detyruar që të mbajë maskë dhe respektimi i protokollit do të monitorohet nga subjektet që do të ofrojnë këtë shërbim.

Normaliteti i ri na dikton që të jetojmë në rregulla të reja dhe sot kërkohet më shumë se kurrë një ndërgjegje e lartë. Vendosja e maskës gjatë përdorimit të transportit publik është një detyrim”, tha Manastirliu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll