Aktualitet

Mbetjet spitalore lihen në derë të laboratorit, rrezik për përhapjen e Covid 19

23 Qershor 2020, 19:57 Nga DOSJA
Mbetjet spitalore lihen në derë të laboratorit, rrezik për

SHKODËR– Mbetjet spitalore qëndrojnë prej ditësh pranë Laboratorit Baktereologjik në Shkodër. Në redaksinë e emisionit Fiks Fare ka mbërritur një video e cila tregon këto mbetje të paketuara në qese dhe të vendosura anash hyrjes së laboratorit.

Gazetarët kërkojnë përgjegjësen e institucionit. Ndërkohë një laborante u shpjegon gazetarëve se kanë ngritur këtë problem, por nuk është përgjegjësi e tyre lënia e mbetjeve në hyrje të laboratorit. Ajo thotë gjithashtu se në këto mbetje gjenden veshje që i përdorin në laborator, por edhe veshje që shkojnë e marrin tamponët tek të sëmurët me covid 19.

Gazetarët shkojnë të takojnë shefen e Epidemiologjisë,  e cila shpjegon se e kanë ngritur këtë problem si shqetësim në Njësinë Vendore të Kontrollit Shëndetësor.

Shefja e Epidemiologjisë , Dhurata Hysa thotë se nuk mund të marrë përgjegjësinë për të thënë që këto mbetje nuk janë të rrezikshme dhe gjithashtu thekson se nuk është në përgjegjësinë e saj heqja e mbetjeve spitalore.

Gazetarët e Fiksit i drejtohen Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër drejtoresha e këtij institucioni,  Lindita Haxhiaj tregon për gazetarët se janë në dijeni të këtij problemi, por në momentin që është bërë kontrata me operatorin që bën të mundur pastrimin e mbetjeve spitalore një situatë e tillë nuk ka qenë e parashikuar, por sipas saj që në nisje të pandemisë covid 19 kanë arritur një marrëveshje me operatorin që të bëj të mundur pastrimin sa më të shpeshtë të këtyre mbetjeve.

Ndërsa drejtoresha premton heqjen e mbetjeve shumë shpejt. Dhe vetëm një ditë më vonë ajo nis pranë redaksisë së Fiks Fare foto të cilat vërtetojnë heqjen e mbetjeve spitalore nga dera e laboratorit.

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbetjet spitalore mbetjet spitalore ne spitalin e shkodres shkoder mbetjet spitalore mbetjet spitalore ne spitalin e shkodres shkoder

Sondazh

Poll