Sport

Përballjen e shqiptarëve e fiton Hysaj, Napoli mund Veronën dhe tani shpreson për Europën

23 Qershor 2020, 20:10 Nga DOSJA
Përballjen e shqiptarëve e fiton Hysaj, Napoli mund Veronën dhe

ITALI-Pasi ia doli të triumfojë në Kupën e Italisë, duke ngritur lart trofeun e parë të sezonit në Itali, Napoli u shfaq në një formë mjaft të mirë edhe në kampionat, pasi mori një fitore 0-2 në transfertën e vështirë ndaj Veronës.

Të besuarit e Genaro Gattusos arritën të administrojnë mirë lojën përballë një kundërshtari që u ka hapur punë shumë skuadrave në kampionatin italian dhe pritën momentet e duhura për të goditur, teksa golin e avantazhit e gjetën vetëm në minutën e 38’ me anë të sulmuesit polak Arkadiuz Milik.

Verona u përpoq të reagojë dhe krijoi disa raste, ndërsa në pjesën e dytë gjeti edhe golin e barazimit me anë të kapitenit Davide Faraoni, por arbitri e anuloi me ndihmën e VAR-it, pasi pa një prekje me dorë në nisje të aksionit.

Në minutën e 90’ të takimit, pas një krosimi nga këndi, meksikani Hirving Lozano u harrua në shtyllën e dytë nga Rrahmani e faraoni dhe kërceu me kokë për të shënuar edhe golin e dytë për Napolin, duke vulosur suksesin.

Në këtë përballje luajtën edhe dy futbollistët shqiptarë si Elseid Hysaj për Napolin dhe Marash Kumbulla për Veronën. Mbrojtësi Shkodran ishte titullar por u zëvendësua në minutën e 67-të, ndërsa Kumbulla luajti gjithë takimin për 90 minuta së bashku me Rrahmanin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hysaj kumbulla napoli verona hysaj kumbulla napoli verona

Sondazh

Poll