Sport

VIDEO/ I grabitën motorin kur po festonte fitimin e Kupës së Italisë, kapiteni i Napolit i dhuron tifozit një të ri

23 Qershor 2020, 17:19 Nga DOSJA
VIDEO/ I grabitën motorin kur po festonte fitimin e Kupës së

NAPOLI– “Përshëndetje Lorenzo, unë jam Salvatore, mora dhuratën tuaj të bukur. Faleminderit për gjithçka, forca Napoli.” Ishte ky mesazhi i një tifozi të Napolit, të cilit tre banditë i kishin vjedhur motorin gjatë festimeve të Kupës së Italisë në rrugët e qytetit të Napolit, tifozi ka zbuluar kështu zemërgjerësinë e Lorenzo Insigne, që pasi ka parë pamjet e grabitjes ka vendosur ti dhurojë një motor të ri tifozit më të ri të Napolit.

Lajmin e ka bërë të ditur Radio Marte, pasi në një moment të parë identiteti i autorit të dhuratës kishte mbetur i panjohur. “Më në fund mund të zbulojmë emrin e bamirësit misterioz që ka dhuruar motorin për Salvatore”. Por nuk mbaroi këtu, sepse në mesazhin e tij Salvatore ka bërë një tjetër kërkesë për kapitenin. “Nëse është e mundur, dua edhe një fanellë me autograf e një takim. Nëse mundesh! Faleminderit!”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbolli italian insigne kupa e italise napoli serie a futbolli italian insigne kupa e italise napoli serie a

Sondazh

Poll