Sport

Djokovic pozitiv me koronavirus, tenisti serb pati kontakt edhe me kryeministrin kroat

23 Qershor 2020, 12:57 Nga DOSJA
Djokovic pozitiv me koronavirus, tenisti serb pati kontakt edhe me kryeministrin

SERBI-Tenisti i njohur, Novak Djokovic së bashku me gruan e tij kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. Ai është tenisti i katërt që del pozitiv me COVID-19 gjatë 48 orëve të fundit, duke shtuar ankthin rreth të ardhmes së këtij sporti.

Serbi ishte pjesëmarrës në turneun zhvilluar në Beograd e më pas në Zara, Kroaci. Nga ky turne kanë dalë pozitiv edhe bullgari Dimitrov, kroati Coric dhe serbi tjetër Troicki. Fillimisht Djokovic refuzoi të bënte testin, por duke parë rastet që rriteshin ai u detyrua të kryente tamponin.Djokovic gjatë ditës së djeshme pati kontakt me kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic.

Fatmirësisht, Plenkovic doli negativ në testin e bërë. Po ashtu edhe fëmijët e Djokovic kanë rezultaur negativ.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport novak djokoviç tenisti tenisti serb novak djokoviç tenisti tenisti serb

Sondazh

Poll