Sport

Blerja më e shtrenjtë e Bayern Munich kërkon largimin, shkak bëhet bashkëshortja e lojtarit

23 Qershor 2020, 16:06 Nga DOSJA
Blerja më e shtrenjtë e Bayern Munich kërkon largimin, shkak

GJERMANI-Gratë e futbollistëve kanë pasur gjithmonë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e bëra nga bashkëshortët e tyre.Ky është rasti i Lucas Hernandez, mbrojtësi francez i Bayern-it, i cili synon të transferohet në Ligue 1 te PSG. Këtë e ka bërë të ditur Footmercato që ka zbuluar se lojtari ka kërkuar largimin nga bavarezët në fund të sezonit.

Fakti është se gruaja e lojtarit nuk arrin të përshtatet në Gjermani. Por drejtori sportiv Salihadmizic nuk ka ndërmend të plotësojë dëshirën e zonjës Hernandez dhe ka bërë të ditur se nuk do ta shesë lojtarin në rast se nuk do të vijë një super ofertë nga Parisi.

Transferimi i tij në Bavari ka tronditur tifozët, duke parë se francezi kampion bote u ble për 80 milionë euro. Një shifër që e bën Lucas Hernandez-in blerjen më të shtrenjtë të historisë së Bayern-it.Kontrata e tij me Bayern Munich skadon në verën e 2024-ës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport amelia hernandez bayern muncih lucas hernandez amelia hernandez bayern muncih lucas hernandez

Sondazh

Poll