Politike

Kuvendi/ Murrizi i ‘përvishet’ Gjiknurit për reformën zgjedhore: Nuk i votoj marrëveshjet e fshehta që bëni me

3 Prill 2019, 09:24 Nga DOSJA
Kuvendi/ Murrizi i ‘përvishet’ Gjiknurit për reformën

TIRANË– Deputeti i përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi në fjalën e tij në Kuvend ka akuzuar maxhorancën se bashkëpunon me opozitën për marrjen e posteve të larta drejtuese.

Edhe pse nuk ka përmendur emra, Murrizi ka përmendur rastin e Ridvan Bodes, Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut, të cilat nga kritikuesit më të mëdha u bënë palë me maxhorancën.

“Ka pasur 12 vjet që nuk votojnë dot as këta që janë këtu, votojnë qorrazi. Kur erdha në këtë sallë thashë lum shyqyr por ju nuk bëtë asgjë. Dy kryetarët u bënë synet nga gjuha kur duhet të mbylleshin procedurat që në vitin 2018. Unë e di mirë që dashuria e parë nuk harrohet, kështu thonë ata e kanë provuar, nuk jam kundër ndërmerrni dhe bëni komision me të gjithë ishat. I keni punësuar të gjithë ishat. Se dy ish-ministra në i keni punësuar nga grupi ynë, një në bankë dhe dy në OSBE. Mos i hidhni hi syve shqiptarëve dhe thoni troç që nuk na iket nga salla. Kur jemi në pushtet i japim 10 mld euro dhe pastaj kur dalim në opozitë i quajmë oligarkë. Kështu thoshte edhe doktori dhe pastaj bëhej me ta. Ndaj unë shoh që problem nuk është kodi. Në demokraci more zoti Gjiknuri kundërshtari nuk zgjidhet. Ne nuk kemi frikë nga SPAK dhe BKH. Ti Gjiknuri ke ardhur në sallë nga lista e partisë. Po të ndryshohet ligji s’të hanë më këmbët dhe këtu. Se nuk i ke takuar njëherë qytetarët e tu. Dje takova unë dje një mikun tat, e lashë time shoqe në spital më tha dhe se kam takuar njëherë. Mua nuk më ka sjellë përdore njëri këtu. Ne jemi në parlament për një qëllim të caktuar. Ça është për të mirën e Shqipërisë do ta votojmë, për marrëveshje të fshehta dhe për të kaluar ylberin çdo katër vite se keni votën time. E keqja e këtij vendi është sistemi zgjedhor. Dhe që shqiptarët vijnë vërdallë dhe nuk dinë kë të ndërrojnë.

(k.m/dosja,al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri myslim murrizi seanca plenare 3 prill 2019 damian gjiknuri myslim murrizi seanca plenare 3 prill 2019

Sondazh

Poll