Politike

Kriza politike, Fino: Jo marrëveshje e minutave të fundit, PS të tërheqë komisionerët

3 Prill 2019, 09:04 Nga DOSJA
Kriza politike, Fino: Jo marrëveshje e minutave të fundit, PS të

TIRANË- Në seancën e sotme në Kuvend, ish-kryeministri Bashkim Fino, tashmë deputet i Partisë Socialiste, ka thënë se situate politike nuk është normale dhe se sistemi është braktisur nga opozita. Fino tha se uron që të mos ketë një marrëveshje të minutave të fundit me opozitën. Fino tha se mazhoranca duhet të reflektojë në këtë situatë dhe nëse PD dhe LSI nuk dorëzojnë listat e komisionerëve, atëherë PS duhet të tërheqë komisionerët e saj.

Më vjen keq që sot mungojnë anëtarët e tjerë të KQZ. Rezoluta që po shqyrtojmë sot vjen pas konsultimeve në Komisionin e Ligjeve. Jemi në kushtet kur PD dhe partitë e tjera po demostrojnë sjelle identike me periudhën parazgjedhore të vitit 2017. KQZ të jetë i gatshëm të përballojë cdo sjellje. Projekt-rezoluta vjen edhe në kushtet zëvnedësimit masiv të vendeve bosh në Kuvend. Ne nuk mund të presim dhe të shpresojmë që një marrëveshje e orës së fundit të kthejë në vend opozitën. Unë vlerësoj daljet publike të përfaqësuesve të KQZ për tërheqjen e vëmendjes. Jemi të vetëdijshëm se problemet me rezolutën vinë edhe për bllokimin e procesit mbipartizan të miratuar në kodin e ri zgjedhor. Sot në kushtet e braktisjes së sistemit të deklarojmë mbështetjen maksimale për KQZ-në. PS i është përgjigjur zyrtarisht thirrjes së KQZ dhe ka dorëzuar listën e komisionerëve. Megjithatë diskutimit teorik nëse PD dhe LSI janë parti opozitare, duhet të dorëzonin listat për komisionerë. Mospjesmarrja në zgjedhje e tyre duhet të na bëjë të reflektojmë. Nëse KQZ arrin të plotësojë listat me komisionerë unë i propozoj PS të tërheqë listat e saj me komisionerë.

Bashkim Fino, deputet i PS

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkim fino djegia e mandateve te opozites komisioneret e ps kriza politike bashkim fino djegia e mandateve te opozites komisioneret e ps kriza politike

Sondazh

Poll