Politike

Kuvendi/ Balla thirrje PD: Duhet t’i paguani 120 mln lekë KQZ

3 Prill 2019, 09:20 Nga DOSJA
Kuvendi/ Balla thirrje PD: Duhet t’i paguani 120 mln lekë KQZ

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit ka bërë thirrje që të plotësohen vakancat, krijuar nga opozita në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Në fjalën e tij, Balla tha se pavarësisht reagimeve apo sulmeve, kërkon që Komisioni për Reformën Zgjedhore të Vazhdojë punën, ndërsa ka shtuar se PD duhet t’i paguaj KQZ 120 milion lekë, pasi nuk ka respektuar  kuotën gjinore asnjë prej qarqeve të vendit.

Fjala e Taulant Ballës :

I kemi bërë thirrje opozitës që të plotësojë dy vendet bosh në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Në raportin e KZZ, bie në sy një problematikë, çështja e financimit të partive politike.

Kjo është thembra e Akilit, e këtyre 28 viteve në demokraci.

Rasti i përmendur nga rasti Zguri, i financimit të dyshimta të PD, është një alarm i madh sesi ligji për financimin, nuk është ai që duhet, rrjeta për të kapur shkelësit e ligjit, dhe ne në javët në vijim, veç komisionit për reformën zgjedhore, duhet të ngremë një komision tjetër që të ndryshojë tërësisht ligjin e financimit të partive.

Sa i takon numërimit të votave, duhet të bëhet depolitizimi i komisionerëve. Jam i bindur se studentët mund ta bëjnë më mirë dhe janë më të pastër dhe korrekt në këtë proces.

Komisionit për Reformën Zgjedhore, i  kërkoj të vijojnë punën me përpikmëri .

Ky parlament është legjitim, dhe të gjitha vendimet e marra janë legjitime.

Sa i takon sistemi zgjedhore, patjetër, por nuk është këto ndryshimet që votojmë sot.

PS ka vetëm një kusht, kemi 28 vjet që mbahemi gjallë nga remitancat e emigrantëve, dhe u kemi mohuar votën. Ne vetëm këtë kush kemi, që në çdo lloj ndryshimi t’u japim mundësi emigrantëve për të votuar.

Për ta ditur çdo parti që financohet nga KQZ para zgjedhjeve dhe nuk përmbush detyrimin, duhet të ktheje para mbrapsht. Sikurse i kujtoj PD që duhet t’i ktheje KQZ  120 mln lekë sepse nuk e ka respektuar kuotën gjinore në asnjë prej qarqeve.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kqz pd seanca plenare 3 prill 2019 taulant balla kqz pd seanca plenare 3 prill 2019 taulant balla

Sondazh

Poll