Politike

Protestuesit nuk intimidohen nga Rama, hipin sërish në pemë (FOTOT)

3 Prill 2019, 08:46 Nga DOSJA

Tiranë- Që prej mëngjesit të sotëm mijëra protestues ndodhen në sheshin para Kuvendit pasi protestojnë kundër qeverisë Rama. 

Protesta e sotme drejtohet nga të rinjtë e FRPD-së pasi Basha ndodhet në Gjermani, në takime me përfaqësues të CDU-së. Protesta nisi me përplasje te minsitria e Brendshme mes protestuesve dhe policisë. Tashmë ajo po zhvillohet para Kuvendit ku nuk mungojnë thirrjet “Rama ik” nga protestuesit.  Ajo që vihet re është se protestuesit kanë sfiduar Ramën sot dhe kanë hipur sërish nëpër pemët rreth kuvendit. 

Në fjalën e tij në protestë Belind Këlliçi u shpreh kjo protestë do të jetë historike.

“Elisën,  e cila mjafton të shikoni foton e saj para 10 vitesh, për të kuptuar se kush i merr paratë e shqiptarëve. Ky është modeli i kësaj qeverie. Të dashur të rinj ju e dini sesi ata bëjnë propagandë. Të jeni i bindur se kjo do të jetë një protestë historike. Jam krenar që jam mes jush për një kauzë të drejtë.:”, u shpreh kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi.  Ditën e sotme në seancën plenare do të betohet deputetja, Ambra Borova nga listat e LSI-së Shkodër. 

Foto nga protesta:

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozitës 3 prill 2019 protestuesit mbi peme protesta e opozitës 3 prill 2019 protestuesit mbi peme

Sondazh

Poll