Bota

Rivarrosen mbetjet mortore të mbi 500 hebrenjve të vrarë nga nazistët

23 Qershor 2020, 13:20 Nga DOSJA
Rivarrosen mbetjet mortore të mbi 500 hebrenjve të vrarë nga

RUSI– Në ceremoninë e mbajtur më 22 qershor u shënua Dita e Kujtimit dhe Trishtimit në fshatin Zhestyanaya Gorka, ku mbetjet e qindra njerëzve u zbuluan vitin e kaluar.

Muajin e kaluar, Komiteti Hetues i Rusisë filloi një hetim mbi “gjenocidin ndaj banorëve të rajoneve Novgorod dhe Pëskov”.

Më 22 qershor, të gjithë flamujt në territorin rus u ulën në gjysëm shtizë.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe një grup i veteranëve të Luftës së Dytë Botërore vendosën një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur afër murit të Kremlinit.

Ministria e Mbrojtjes tha se ushtarakët e Forcave të Armatosura Ruse në të gjitha njësitë ushtarake dhe objektet në të gjithë Rusinë mbajtën një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e heronjve të luftës.

Numri i vdekjeve në ish-Bashkimin Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore ishte më i larti midis të gjitha vendeve të përfshira në luftë.

Sipas të dhënave zyrtare, ish-Bashkimi Sovjetik humbi rreth 27 milionë njerëz midis viteve 1941-1945. Sidoqoftë, disa ekspertë dhe historianë nuk pajtohen duke thënë se shifra është më e lartë.

Marrë nga Rel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2020, 12:46

Arrestohet gazetari i njohur italian Emilio Fede

ITALI– Mbrëmjen e djeshme gazetari i njohur Emilio Fede, njëkohësisht edhe ish-drejtori i ”TG 4” është arrestuar për shkelje të urdhërit të moslargimit nga qyte...