Bota

Arrestohet gazetari i njohur italian Emilio Fede

23 Qershor 2020, 12:46 Nga DOSJA
Arrestohet gazetari i njohur italian Emilio Fede

ITALI– Mbrëmjen e djeshme gazetari i njohur Emilio Fede, njëkohësisht edhe ish-drejtori i ”TG 4” është arrestuar për shkelje të urdhërit të moslargimit nga qyteti i Milanos.

Sipas mediave italiane, gazetari I NJOHUR është dënuar përfundimisht në 2019 nga Gjyakta e Lartë Italiane, me 7 muaj arrest shtëpiak dhe 4 vite në dispozicion të shërbimeve sociale  për favorizim seksual në kuadër të procesit gjyqësor “Ruby bis” ku është përfshirë dhe ish-kryeminstri italian Silvio Berlusconi.

Largimi nga qyteti i Milanos në Napoli dhe shkelja e urdhërit të drejtësisë për të mos u largauar nga qyteti, është arsyeja e  arrestimit të gazetarit të njohur.

Mësohet se Fede është arrestuar në një restorant në Napoli ndërkohë që po darkonte me bashkëshorten e tij, ish-senatoren Diana De Feo.

Ditën e sotme Emilio Fede feston edhe 89-vjetorin e lindjes, e për rastin e ditëlindjes ai  kishte vendosur ta festonte në Napoli.

Ndërkohë sipas mediave vendase thuhet se ish-drejtori i ”TG 4” ka deklaruar se momenti i arrestimit ka qenë një terror i vërtetë në sytë e të gjithë klientëve të restorantit sikur të ishte një nga kriminelët më të këqinj.

Burimi: Ilpost

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emilio fede emilio fede

Sondazh

Poll