Bota

VV-ja paralajmëroi mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti, përgjigjia e PDK-së: Kanë derdhur lotë krokodili me fjalë…

23 Qershor 2020, 13:14 Nga DOSJA
VV-ja paralajmëroi mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti,

KOSOVË– Ditën e sotme Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar  mocion mosbesimi nga Qeveria Hoti. Sipas mediave vendase mësohet se ka qenë deputetja Mimoza Kusari Lila në seancën Parlamentare në Kuvend, e cila ka paralajmëruar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti.

Kusari-Lila është shprehur se mocioni i mosbesimit  është gati derisa ka kërkuar bashkëpunim edhe nga PDK-ja, duke shtuar se nëse kjo parti dëshiron të punojë për interesat e vendit, atëherë duhet ta nënshkruajë këtë mocion.

“Ndoshta kjo qeveri do ta fitojë shumicën, por mos e merrni të drejtën të flisni në emër të sovranit sepse sovrani votoi diçka tjetër. Në të mirë të qytetarëve është vendi të shkojë në zgjedhje, kjo qeveri të shkojë në shtëpi. Nëse PDK dëshiron të punojë në interes të vendit e kanë të lehtë, e nënshkruajnë mocionin e mosbesimit.”- deklaroi ajo.

Sa u përket këtyre deklaratav ka folur edhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi i cili u shpreh se është e pandershme që VV-ja të flasë për mocion mosbesimi në një kohë që Kosova është e prekur nga Covid-19, kur vetë i ka akuzuar partitë tjera se rrëzuan Qeverinë në kohë pandemie.

“VV e Mimoza kanë derdhë lotë krokodili me fjalë se qysh po e rrëzoni qeverinë në kohë të pandemisë. Nuk ka mocion mosbesimi, ne nuk jemi të informum. LDK pa na vetë neve ka inicu mocion mosbesimi. Na kemi votu kundër kësaj qeveria, kjo qeveri ka me ra kur ti vjen koha. Nuk mundem me e paragjyku, por mocion nuk ka, Kur ta nisni një mocion do të merrni përgjigje meritore edhe nga PDK. Por çka po ndryshon lidhur me pandeminë.”- përfundoi Krasniqi.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni memli krasniqi mocion mosbesimi ndaj qeverisë hoti memli krasniqi mocion mosbesimi ndaj qeverisë hoti

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2020, 12:46

Arrestohet gazetari i njohur italian Emilio Fede

ITALI– Mbrëmjen e djeshme gazetari i njohur Emilio Fede, njëkohësisht edhe ish-drejtori i ”TG 4” është arrestuar për shkelje të urdhërit të moslargimit nga qyte...