Bota

 BE e konfirmon, dialogu Kosovë-Serbi nis në muajin korrik

23 Qershor 2020, 12:31 Nga DOSJA
 BE e konfirmon, dialogu Kosovë-Serbi nis në muajin korrik

BRUKSEL– Ditën e sotme Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano konfirmoi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe  Serbisë do të vazhdojë muajin tjetër.

Ndër të tjera Stano u shpreh se BE-ja po vazhdon angazhimin e saj të plotë në këtë drejtim, duke përmendur vizitën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd.

“Si rezultat i bisedimeve të tij, ne mund të njoftojmë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në korrik.”- tha Stano.

Më teja ai ka shpjeguar se akoma  nuk ka një datë të përcaktuar, por të dyja palët kanë rënë dakord për vazhdimin e dialogut në Bruksel, dhe se aktualisht janë duke punuar për caktimin e një date.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pritet të vizitojnë Brukselin gjatë kësaj jave për bisedime më zyrtarët evropianë. Ndërsa sipas  zë dhënësit të BE-së, këto do të jenë “vizita të ndara dypalëshe”, të cilat nuk kanë lidhje me vazhdimin e dialogut.

Vuçiç dhe Hoti do të udhëtojnë drejt Brukselit para takimit mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington më 27 qershor.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci hashim thaci

Sondazh

Poll