Aktualitet

Shënohet viktima e radhës nga COVID-19, humb jetën pacienti në Infektiv. Ministria: Nuk vuante nga sëmujde të tjera

22 Qershor 2020, 13:33 Nga DOSJA
Shënohet viktima e radhës nga COVID-19, humb jetën pacienti

TIRANË- Një tjetër viktimë është shënuar në spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për mediat ka bërë me dije se një pacient 62-vjeçar ishte shtruar në spital rreth dy javë më parë dhe prej 10 ditësh ishte në terapi intensive dhe i intubuar.  Më tej në njoftim bëhet me dije se viktima nuk vuantenga sëmundje të tjera shoqëruese dhe numri i fataliteteve nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 45. 

“Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale. Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend”, shkruan Ministria.

Më herët Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar dhe 33 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar në 4 qytete. Rritet numri i pacientëve tek Infektivi, shkon në 82. Në këtë spital 10 pacientë janë në terapi intesive dhe 1 ndodhet në intubim. Sakaq në vend janë 792 persona aktivë me COVID-19. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1159.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2020, 11:57

DURRËS– Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu i është kthyer debatit me ish-drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Auron Tare. Ndreu ka postuar ...