Aktualitet

Konfirmohen me koronavirus dy mësuese të gjimnazit në Tiranë, nuk dihet se ku janë infektuar

22 Qershor 2020, 12:28 Nga DOSJA
Konfirmohen me koronavirus dy mësuese të gjimnazit në

TIRANË– Dy mësuese në një prej gjimnazeve të Tiranës, i cili Dosja.al ka mësuar se bëhet fjalë për “Sami Frashëri”, kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Ende nuk dihet sesi janë infektuar dy mësueset por nuk përjashtohet fakti se ato mund të jenë prekur nga nxënësit, të cilët u kthyen në shkolla për t’u konsultuar për provimet e Maturës.

Megjithatë mësohet se të dyja mësueset nuk kanë qenë të pranishme gjatë provimeve të maturës si vëzhguese.

Ndërkohë, Ministria e e Shëndetësisë bëri me dije sot se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 33 raste të reja. Harta u zgjerua në 4 qytete. Numri total i viktimave ka shkuar në 44.  Sakaq, numri i të shëruarve ka shkuar në 1159.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2020, 11:57

DURRËS– Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu i është kthyer debatit me ish-drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Auron Tare. Ndreu ka postuar ...