Aktualitet

Vinte nga Shqipëria/ Kapet në Prevezë mjeti i vjedhur, i mbushur me 104 kg kanabis, një pjesë në formë çokollate

22 Qershor 2020, 12:10 Nga DOSJA
Vinte nga Shqipëria/ Kapet në Prevezë mjeti i vjedhur, i mbushur

PREVEZË- Një automjet i vjedhur që vinte nga kufiri greko-shqiptar është kapur në Prevezë me 97.5 kg marijuanë dhe 7 kg hashash në formë çokollate.

Mjeti rezulton i denoncuar i vjedhur në Prevezë me 9 qershor 2020, ndërsa targat i përkasin një tjetër makine, gjithashtu të vjedhura.

Gjatë kontrollit të Policisë, përveç lëndës narkotike, është sekuestruar edhe një telefon celular.

Ndërkohë që në pranga është vënë drejtuesi i mjetit për të cilin nuk bëhen të ditura të dhëna për shkak të hetimeve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet droga ne greqi droga ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2020, 11:57

DURRËS– Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu i është kthyer debatit me ish-drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Auron Tare. Ndreu ka postuar ...