Aktualitet

Policia e Shtetit thirrje të fortë: Shmangni grumbullimet, mos u fusni në ambiente të brendshme në lokale apo restorante, m

22 Qershor 2020, 13:23 Nga DOSJA
Policia e Shtetit thirrje të fortë: Shmangni grumbullimet, mos u fusni

TIRANË- Policia e Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë me përpikmëri rregullat dhe distancimin social, në një kohë që numri i të prekurve me Covid-19 sa vjen e rritet.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policoa u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të mos ulen me ambiente të brendshme të lokaleve apo restoranteve.

Gjithashtu në njoftim theksohet se asnjë qytetar, s’duhet të pranojë shërbim nga një person që nuk mban maskë apo doreza.

Njoftimi i policisë:

? Respektoni protokollet e sigurisë, për të mos rrezikuar shëndetin e tuaj dhe të të tjerëve, distancimin social, bëni kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore, duke mos u grumbulluar në mënyrë masive!

? Mos qëndroni grumbull në ambientet e brendshme të lokaleve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare apo marketeve dhe mos pranoi shërbim klienti nga persona që nuk kanë vendosur maska mbrojtëse dhe dorezat!

? Shmangni grumbullimet në ambiente publike, pasi janë në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe janë rrezik potencial për t’u infektuar dhe përhapur COVID-19!

? Kushdo që është i infektuar me COVID-19, të respektojë në mënyrë rigoroze vetëkarantinimin, pasi Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e personave të infektuar dhe do vijojë ushtrimin e kontrolleve të pandërprera për monitorimin e kësaj kategorie, duke marrë masa për cilindo që shkel këtë rregull, sipas sanksioneve ligjore në fuqi.

Të nderuar qytetarë, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ju falënderon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, për ta kaluar së bashku këtë situatë të vështirë!

Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar në total 33 raste të reja me Covid 19, ndërkohë që numri i të infektuarve në spital ka shkuar në 82.
Autoritetet po mendojnë tashmë rihapjen e një spitali të dytë COVID, teksa numri i rasteve aktive është ende i lartë në 792.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi policia e shtetit koronavirusi ne shqiperi policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2020, 11:57

DURRËS– Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu i është kthyer debatit me ish-drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Auron Tare. Ndreu ka postuar ...