Bota

Fotot e saj bën xhiron e rrjetit/ Infermierja ruse që vishej me kostumin trasparent duke kuruar pacientët me Covid-19, fiton

22 Qershor 2020, 13:11 Nga DOSJA
Fotot e saj bën xhiron e rrjetit/ Infermierja ruse që vishej me

RUSI– Disa javë më parë një infermiere ruse në spitalin Tula u shfaq vetëm me një veshje transparente ku i dukej i gjithë trupi.

Në këtë formë ajo u shërbente klientëve, foto e të cilës u bënë virale nëpër botë.
Nga mediat e huaja është bërë me dije se emri i saj është, Nadezhda Zhukova, e pas publikimit të fotove të saj ajo u përball me zyrtarët e Spitalit Klinik Rajonal Tula duke u justifikuar se kishte shumë vapë nëse do vishte dhe rroba të tjera poshtë veshjes mjekësore.

Ndërkohë administrata e spitalit nuk e justifikoi sjelljen e saj, prandaj dhe morën vendimin për ta pushuar nga puna.

Por më tej mediat e huaja sqarojnë se një  kompani ruse e veshjeve sportive “Zasport” i kishte kërkuar infermieres të bëhej imazhi për një fushatë reklamuese në ditën e puntorëve të shëndetësisë në Rusi që u festua më 21 qershor.

Përmes një interviste, Zhukova u shpreh se pavarësisht faktit se ju fut botës së modelingut, ajo ka dëshirë sërish të punojë në spital.

“Që kur isha i vogël, kam dashur të bëhem mjek. Kam trajtuar kukullat e mia dhe kam luajtur mjekë dhe infermierë.“- është shprehur modelja 23-vjeçare, e cila filloi si punën si infermiere në vitin 2018. Ajo është shprehur se synon të kthehet në shkollë për të kryer doktoraturën.

Shpërthimi i Covid-19 e ka detyruar atë të transferohej në spitalin e sëmundjeve infektive në spitalin Tula ku punonte si infermiere.

Burimi: Nypsot

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota infermierja ruse nadezhda zhukova infermierja ruse nadezhda zhukova

Sondazh

Poll