Bota

Tragjike në Kinë/ 7 fëmijë futen në lumë për të shpëtuar shokun e tyre, mbyten që të gjthë

22 Qershor 2020, 10:52 Nga DOSJA
Tragjike në Kinë/ 7 fëmijë futen në lumë për

KINË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mixinit në Kinën jugperëndimore, ku të paktën 8 fëmijë kanë mbetur të vdekur.

Nga mediat e huaja mësohet se 7 fëmijët kanë hyrë në lumë për të shpëtuar shokun e tyre, por fatkeqësisht janë mbytur të  gjithë.

Në momentin që fëmija nuk po arrinte të dilte, të shtatë  shokët e  tij janë hedhur në ujë për ta shpëtuar, por nuk kanë mudur të dalin dot.

Të gjithë fëmijët janë nga i njëjti qytet Mixini, që ndodhet shumë pranë metropolit të Chongcing, ata kishin shkuar të luanin së bashku buzë lumit, por për fatin e keq nuk dolën të gjallë që atje. Në momentin që mbërritën ekipet e ndihmës për të shpëtuar të miturit ishte tepër vonë, pasi zhytësit kanë mundur të nxjerrin në breg të gjithë trupat e tyre të pajetë.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë me dije se mbytja është shkaku kryesor i vdekjes për fëmijët nën moshën 14-vjeçare në Kinë. Pas këtij rasti autoritetet kineze të shëndetësisë kanë vlerësuar  se afro 57,000 njerëz mbyten çdo vit në të gjithë vendin.

Burimi: TheHindu

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mbyten 8 femije ne kine mixini mbyten 8 femije ne kine mixini

Sondazh

Poll